Pas protestës së dhunshme, Rama del në terren dhe sheh dëmet në Tiranë

Pas protestës së dhunshme, Rama del në terren dhe sheh dëmet në Tiranë

Written by

in

Kreu i qeverisë ka vizituar në këmbë zonën përballë Piramidës, ku gjatë protestës së një dite më parë protestuesit dogjën një prej kioskave dhe shkulën pllakat e trotuarit.

Protesta e nxënësve dhe studentëve në Tiranë u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Nxënës dhe studentë bojkotuan procesin mësimor dhe dolën në rrugë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Shkodër, Korçë dhe Durrës, ku kërkuan ndryshime përmes marshimeve në qytetet e tyre.

Burimi: RTKLive