
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë protestë në Prishtinë, për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.
Sipas njoftimit të federatës, protesta do të nisë në orën 11:00, nga zyrat e FSPTSPK-së, dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës.
Pjesë e protestës pritet të jenë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF).
Federata ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik protestojnë sot para Komunës, kërkojnë pagat sipas vendimit për pagën minimale appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali