Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

Written by

in

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me organizimin e “Lojërave Mesdhetare 2030” dhe zhvillimet rreth këtij projekti.

Konferenca do të mbahet në objektin e Komunës së vjetër në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.

Gjatë ditës së enjte, Rama paralajmëroi se Kosova është shumë afër humbjes së kësaj mundësie historike. Ai ia atribuoi përgjegjësinë Qeverisë së Kosovës, duke e kritikuar për mosveprim lidhur me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare.

Ndërkohë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare dhe se, sipas tij, janë duke punuar në organizimin e tyre në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara.

Burimi: Dukagjini