
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora është shfaqur me një pamje ekstravagante në premierën e filmit “Klara and the Sun”, të mbajtur në kuadër të Festivalit të Filmit BFI në Londër.
E veshur me një fustan të zi transparent me dantella, fund të fryrë dhe një aksesor të madh në kokë, 35-vjeçarja mori vëmendjen në tapetin e kuq, ku ishte e pranishme për të mbështetur bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Ajo pozoi përkrah Waititit dhe aktoreve Jenna Ortega e Amy Adams, të cilat janë pjesë e kastit të filmit. Ortega u shfaq me një fustan saten në ngjyrë ari, ndërsa Adams zgjodhi një kombinim elegant bardhezi.
Filmi “Klara and the Sun” trajton historinë e një vajze robote, e krijuar për të luftuar vetminë, e cila krijon një lidhje të veçantë me një adoleshente në një të ardhme të karakterizuar nga përparimet teknologjike dhe ndarjet mes njerëzve.
Ndërkohë, paraqitja e këngëtares vjen në një kohë kur ajo është përfshirë në një proces ligjor me ish-menaxheren e saj, Sarah Stennett.
Kjo e fundit pretendon se kompanisë së saj i detyrohen rreth 3.2 milionë funte, afërsisht 3.7 milionë euro, nga të ardhurat e turneve dhe angazhimeve televizive, të cilat, sipas saj, nuk janë ndarë në përputhje me marrëveshjen.
Rita Ora dhe Stennett i dhanë fund bashkëpunimit në vitin 2024, pas rreth 15 vjetësh punë së bashku. Pretendimet financiare janë pjesë e një procesi ligjor dhe ende nuk përbëjnë fakte të provuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rita Ora tërheq vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit, shfaqet me veshje ekstravagante appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali