Dita e katërt e protestës studentore në Tiranë, saldohen dritaret e Kryeministrisë

Dita e katërt e protestës studentore në Tiranë, saldohen dritaret e Kryeministrisë

Written by

in

Dita e katërt e protestës studentore në Tiranë, saldohen dritaret e Kryeministrisë

Studentët dhe të rinjtë në Tiranë pritet të protestojnë sërish këtë të premte, duke shënuar ditën e katërt të protestave, ndërsa pranë godinës së Kryeministrisë janë shtuar masat e sigurisë.

Sipas pamjeve të publikuara, mëngjesin e sotëm kanë nisur punimet për saldimin e dritareve të katit të parë të godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave për parandalimin e dëmeve të mundshme.

Kryeministria ka qenë një nga objektivat e protestuesve gjatë ditëve të fundit, kur janë raportuar dëme materiale dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Protestat e deritanishme janë shoqëruar me incidente, akte dhune dhe shoqërime të personave në polici.

Pritet të shihet nëse protesta e sotme do të zhvillohet e qetë apo do të përsëriten përplasjet e ditëve të kaluara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e katërt e protestës studentore në Tiranë, saldohen dritaret e Kryeministrisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali