Punëtorët teknikë protestojnë para Komunës së Prishtinës për pagat

Punëtorët teknikë protestojnë para Komunës së Prishtinës për pagat

Written by

in

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për punëtorët teknikë që kryejnë shërbime në shkollat fillore e të mesme por megjithatë jo sa paga minimale.

“Ne, punëtorët e sektorit privat, punëtorët e shkollave të mesme dhe fillore e sidomos shkollat e mesme, që nga 1 shtatori dhe deri më sot, i kemi bërë 35 ditë dhe nuk kemi kryer punë dhe shërbime dhe institucionet tona nuk janë të interesuar për pagën tonë. Nuk kanë qenë të interesuar as për fatin tonë, as për shëndetin e mijëra e mijëra nxënësve, të cilët vërtet na vjen keq për çfarë gjendje i kemi pru edhe ne. Andaj, sot e kemi ndërruar strategjinë. Kemi dalë t’i tregojmë opinionit se komuna e Prishtinës nga 1 shtatori dhe deri më tani, e ka thyer edhe ligjin mbi grevat, sepse në vend që të bisedojnë me neve si dalëm nga kjo gjendje, këta na kanë pru punëtorë të kompanive të tjera që të kryejnë mirëmbajtjen tonë”, ka deklaruar Azemi.

Sipas tij, greva do të vazhdojë derisa Komuna e Prishtinës do të shlyejë të gjitha detyrat që ka ndaj këtyre punëtorëve.

Burimi: RTKLive