
Gazetarja Ema Shazivari, në emisionin “Kosova Today” deklaroi se protesta e studentëve erdhi si pasojë e 136 ditëve protestë paqësore në kryeqytetin e Shqipërisë.
Sipas saj, protesta paqësore nuk rezultoi efektive, për çka, siç thotë ajo, studentët e përshkallëzuan situatën, transmeton Klankosova.tv.
“Ideja e këtyre studentëve për këtë protestë tashmë është se në 136 ditë ata kanë protestë paqësore, mirëpo kjo protestë nuk rezultoi aspak efektive, dhe prandaj ata morën masa për ta përshkallëzuar protestën me skena dhune”, u shpreh gazetarja.
Pos tjerash, Shazivari tha se protesta tashmë katërditore e studentëve është ndryshe nga të tjerat dhe e paparë ndonjëherë në Tiranë.
“Megjithatë le të themi që është një protestë ndryshe nga protestat e tjera, një protestë që nuk është parë ndonjëherë në Tiranë, një protestë e cila ka përshkallëzuar në akte dhune edhe me dëmtim të institucioneve apo edhe bizneseve private”, tha ajo.