A do ta drejtonte Manchester Unitedin? Fabregas i përgjigjet ashpër gazetarit

A do ta drejtonte Manchester Unitedin? Fabregas i përgjigjet ashpër gazetarit

Written by

in

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka reaguar ashpër kur është pyetur nëse do ta merrte drejtimin e Manchester Unitedit në rast se Michael Carrick shkarkohet nga posti i trajnerit.

Como përgatitet të presë Manchester Unitedin të mërkurën, në orën 18:45, në një përballje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve. Skuadra italiane po përjeton një sezon historik në garën evropiane, ndërsa klubi anglez po kalon një periudhë të vështirë në kampionat.

Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar e pyeti Fabregasin nëse do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e “Djajve të Kuq” në rast të largimit të Carrickut. Trajneri spanjoll nuk e priti mirë pyetjen, duke e konsideruar atë si mungesë respekti ndaj kolegut të tij.

“Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Është një pyetje e keqe. Ju nuk keni respekt për një lojtar dhe trajner të shkëlqyer, Michael Carrick. Kemi një ditë historike përpara dhe dua të qëndroj në Como sa më gjatë të jetë e mundur”, deklaroi Fabregas.

Spanjolli ka luajtur përballë Carrickut gjatë karrierës së tij si futbollist dhe theksoi respektin që ka për të, duke shmangur çdo koment rreth mundësisë së marrjes së drejtimit të Manchester Unitedit.

Ndërkohë, Como po shijon një periudhë të veçantë në historinë e klubit, pasi sezonin e kaluar siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Në këtë edicion, skuadra italiane ka regjistruar edhe fitore 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa pësoi humbje 3-2 nga Feyenoordi. /Telegrafi/