
Një projektligj i ri në Danimarkë ka nxitur debat, pasi parashikon që mësuesit të kenë të drejtë të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve në shkolla.
Në emisionin “Ora Shtatë”, sociologu Eduard Sopaj tha se në shkolla duhet të funksionojë më mirë sistemi i psikologëve, ku sipas tij, mësimdhënësi në momentin që sheh sjellje problematike te një nxënës, të njëjtat t’i raportojë të psikologët, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket këtij ligji, gazetari Vullnet Krasniqi tha se u rikthye një “nostalgji për rrahje”.
“Kishte shumë komentues shqiptarë që kërkonin këtë ligj, që të rikthehet thupra”, tha Krasniqi.
Ndërsa sipas gazetares Dafina Jegeni dhuna është e papranueshme.
“Të jemi të qartë që ende ka mësimdhënës që ushtrojnë dhunë”, tha gazetarja, duke ndarë publikisht një rast të dhunës ndaj një nxënësi.