Kantoni i Cyrihut është vendi ku jeton numri më i madh i shqipfolësve në Zvicër, me rreth 48 mijë e 500 persona, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës për vitin 2024.
Pas Cyrihut renditet Aargau me 29 mijë e 727 shqipfolës, i ndjekur nga St. Gallen me 20 mijë e 745, Berna me 19 mijë e 459 dhe Vaud me 15 mijë e 896 persona.
Megjithatë, nëse krahasohet përqindja e shqipfolësve me popullsinë e kantoneve, Aargau zë vendin e parë.
Atje, 4.9 për qind e banorëve mbi moshën 15-vjeçare e deklarojnë shqipen si gjuhë kryesore.
Pas tij renditen St. Gallen dhe Glarus, me rreth 4.6%, transmeton Telegrafi.
Sipas dua.com, vlerësimet tregojnë se në Zvicër jetojnë rreth 300 mijë persona me prejardhje shqiptare.
Megjithatë, statistikat zyrtare nuk e regjistrojnë drejtpërdrejt përkatësinë etnike, ndërsa të dhënat për gjuhën shqipe nuk përfshijnë fëmijët nën 15 vjeç./Telegrafi/