Kompania SpaceX ka arritur për herë të parë të kapë me sukses pjesën e sipërme të raketës gjigante Starship gjatë kthimit të saj në Tokë.
“ A mund ta besoni?”, u shpreh një komentator, ndërsa turmat e njerëzve të pranishëm në vendin e lëshimit në Teksas shpërthyen në brohoritje, transmeton Telegrafi.
Kompania kishte planifikuar të kapte të dyja pjesët e raketës, atë të poshtme dhe të sipërme, duke përdorur krahë mekanikë të vendosur në kullën e lëshimit, të cilët njihen me nofkën “shkopinj”.
– YouTube www.youtube.com
Megjithatë, përpjekja për të kapur përforcuesin e raketës u anulua disa minuta pas lëshimit të premten. Ai u drejtua drejt oqeanit, ku shpërtheu në flakë pak mbi sipërfaqen e ujit.
Pjesa e sipërme e raketës, e njohur si “Ship”, u kthye në Tokë të shtunën, disa minuta më vonë se orari i paraparë, rreth orës 15:20 sipas kohës lokale.
Kjo shënoi përpjekjen e parë të suksesshme për kapjen e kësaj pjese të Starship-it gjatë kthimit në Tokë. /Telegrafi/