Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Written by

in

Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.

Abdixhiku ka thënë se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.

“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm.

“Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, pas takimit me Prattipatin. /Klankosova.tv