
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që politikanët dhe populli të mos thotë që po dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai nuk deshi të paragjykojë procesin i cili është në fazën e apelit, por ritheksoi që kjo gjuhë nuk duhet përdorur nga politikanët dhe këtë ua ka kërkuar edhe ai vetë.
“Ju lutem, mos e thoni, mos e thoni që dënohet UÇK-ja, sepse s’dënohet UÇK-ja. Ju lutem, kjo nuk bën të thuhet kështu…edhe kështu ua kam kërkuar të gjithë liderëve politikë…edhe kështu e kërkoj vazhdimisht dhe dua të argumentojmë, dhe jam në gjendje të argumentoj me secilin njeri kundërshtar të republikës së Kosovës që UÇK-ja nuk është kriminale”, tha Abdixhiku në Rubikon.
“Nuk po them katër, tre dy, një nuk mund ta paragjykoj procesin sepse është në proces, ju lutem. Por ajo që po them është që duhet nuk bën ta themi këtë gjuhë. Kjo nuk bën të thuhet…kjo gjuhë”.
“Edhe po të ishte ashtu, e që s’është, edhe po të ishte ashtu ne do të duhej të bënim gjithçka që mos mos ta merrnim përsipër këtë autorësi. Kjo gjuhë nuk është e jona”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali