Ade Oguns transferohet te Gjilani, kontratë deri në vitin 2028

Ade Oguns transferohet te Gjilani, kontratë deri në vitin 2028

Written by

in

Ade Oguns transferohet te Gjilani, kontratë deri në vitin 2028

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Ade Oguns, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqe e bardhë deri në verën e vitit 2028.

Klubi gjilanas ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin, duke e përforcuar kështu ekipin për vazhdimin e sezonit dhe projektet e ardhshme, transmeton Klankosova.tv.

Oguns tashmë është pjesë e Gjilanit, me të cilin synon të japë kontribut në objektivat e skuadrës.