Ademi: Oponent e kemi OBRM-PDUKM-në, VLEN-i nuk pyetet as për ministrat e vet

Ademi: Oponent e kemi OBRM-PDUKM-në, VLEN-i nuk pyetet as për ministrat e vet

Written by

in

Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka hedhur poshtë pretendimet se BDI është e rezervuar në kritikat ndaj OBRM-PDUKM-së.

I pyetur nga gazetari Abedin Ismaili për qëndrimet e partisë ndaj pushtetit, Ademi rikujtoi protestat dhe transparentet e vendosura në Kuvend, ndërsa për kritikat lidhur me reagimin e BDI-së pas rastit të rrahjes së dy të rinjve shqiptarë, ai iu referua interpelancës.
“A i shikoni interpelancën. Merrni shikoni interpelancën”, tha Ademi.

Gjatë debatit, Ismaili e pyeti pse BDI nuk kishte kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovski, por kishte kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit Astrit Iseni.

Ademi tha se VLEN nuk qëndron për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Stoilkoviq, duke rikujtuar se ai është zgjedhur me votat e VLEN.

Ademi në fund theksoi se kundërshtarin politik të BDI-së e sheh te OBRM-PDUKM-ja, ndërsa kritikoi koalicionin VLEN.

“Të shikojmë drejt, oponent e kemi OBRM-PDUKM-në. VLEN nuk mund t’i rezistojnë kohës. Ky formacion artificial do të shkërmoqet. Mos na vlerësoni me standardet e VLEN-it, VLEN nuk pyetet as për ministrat e vet”, deklaroi Ademi.