Aeroplani me nëntë persona rrëzohet në Florida, shndërrohet në një “top gjigant zjarri” në mes të një zone të banuar

Aeroplani me nëntë persona rrëzohet në Florida, shndërrohet në një "top gjigant zjarri" në mes të një zone të banuar

Written by

in

Një aeroplan biznesi, që transportonte nëntë persona, është rrëzuar në një lagje në Florida, bënë të ditur zyrtarët.

Aeroplani i tipit “Learjet” u shndërrua në një top të madh zjarri në një zonë banimi pranë Cresthaven, Florida, rreth orës 12:50 me orën lokale.

Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar “Austin-Bergstrom” në Teksas dhe po shkonte drejt Aeroportit “North Eleuthera” në Bahamas.

Ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar në tokë.

Gjithashtu, nuk ka informacione nëse ndonjë prej personave në bord ka mbijetuar.

Pamjet e rrëzimit tregojnë aeroplanin duke rënë me shpejtësi nga qielli dhe duke shpërthyer në një top gjigant zjarri pranë një rruge kryesore, vetëm pak centimetra larg automjeteve që kalonin aty pranë. /Telegrafi/