
Afro 6 mijë fluturime brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt dhe nga vendi, janë prekur nga anulimet dhe vonesat deri më tani, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në trafikun ajror.
Qarkullimi ajror rifilloi të premten në mbrëmje, por jo në kapacitet të plotë, pasi problemet dhe ndërprerjet kanë vazhduar edhe gjatë orëve të fundit.
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka deklaruar se operacionet e fluturimeve po kthehen gradualisht në normalitet.
Në një postim në platformën X, ai bëri të ditur se autoritetet janë në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë ajrore për të mbështetur rikthimin e plotë të operacioneve.
Megjithatë, Duffy paralajmëroi se udhëtarët duhet të presin ende vonesa dhe anulime, për shkak të përpjekjeve që po vazhdojnë për normalizimin e trafikut ajror.
“Prioriteti ynë kryesor tani është të sigurohemi që udhëtarët të kthehen në shtëpi të sigurt te familjet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu falënderoi kontrollorët e trafikut ajror, pilotët dhe ekuipazhet e fluturimit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali