AGK-ja e ngjyros logon në portokalli në shenjë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

AGK-ja e ngjyros logon në portokalli në shenjë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Written by

in

AGK-ja e ngjyros logon në portokalli në shenjë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, AGK-ja ka bërë të ditur se ka ndryshuar fotografinë e profilit, duke e ringjyrosur logon e organizatës në portokalli, si simbol i kësaj fushate, transmeton Klankosova.tv.

Fushata zhvillohet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor dhe synon ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e institucioneve dhe shoqërisë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.