Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Written by

in

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Qeveria e Kosovës e ka emëruar kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë Agron Bajramin, ambasadorin e Kosovës në Belgjikë.

Vendimi është marrë më 17 shtator dhe është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës.

Në vendim të Qeverisë thuhet se funksioni i Bajramit si kryenegociator përfundon me mbarimin e mandatit të kryeministrit, nëse emërimi i tij nuk ndërpritet më herët.

Në vendim përcaktohet gjithashtu se Bajrami është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me ligjin në fuqi.

The post Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë appeared first on Insajderi.