“Ajo kishte të drejtë të kërkonte siguri në shtëpinë e vet”, protestuesit vendosin mesazhe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë

“Ajo kishte të drejtë të kërkonte siguri në shtëpinë e vet”, protestuesit vendosin mesazhe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë

Written by

in

“Ajo kishte të drejtë të kërkonte siguri në shtëpinë e vet”, protestuesit vendosin mesazhe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë

Protestuesit që janë mbledhur sot në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi dhe siguri për gratë, kanë vendosur mesazhe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë.

“Ajo kishte të drejtë të kërkonte siguri në shtëpinë e vet”, thuhet në njërin prej mesazheve të vendosura nga protestuesit.

Përmes këtyre mesazheve, ata po shprehin revoltën e tyre pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Sylaj Zekaj në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Protestuesit po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të protestës që po zhvillohet për të dytën ditë me radhë në kryeqytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali