“Ajo që po bën ai nuk është normale”, ish-trajneri i Shqipërisë lëvdon Lamine Yamalin

“Ajo që po bën ai nuk është normale”, ish-trajneri i Shqipërisë lëvdon Lamine Yamalin

Written by

in

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Sylvinho, është mahnitur nga ngritja marramendëse e Lamine Yamal si një nga lojtarët më të mirë në botë në moshën 19-vjeçare.

Anësori spanjoll e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe 10 asistime në 12 ndeshje.

Ai shënoi gjithashtu në humbjen 4-2 të mbrëmshme ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet e tij kanë bërë që Yamal të lëvdohet nga ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, i cili befasohet nga ajo çfarë po bënë 19-vjeçari.

“Ajo që po bën ai nuk është normale. Këta lloj lojtarësh janë të ndryshëm, shumë të ndryshëm”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

“Ai po fiton përvojë, e di se ku duhet të shkojë dhe ku nuk duhet. Ai vazhdon të rritet”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë. /Telegrafi/