
Përplasja mes Akilit dhe Zojës në Big Brother VIP Kosova 5 është diskutuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku Monika Salihaj dhe Behije Lushaj kanë ndarë mendimet e tyre për lojën e dy banorëve.
Monika Salihaj ka kritikuar mënyrën se si Akili po i zhvillon debatet me Zojën, duke thënë se ai po merret me ngjarje që kanë ndodhur jashtë shtëpisë, në vend që të përqendrohet në atë që ka ndodhur brenda lojës.
Sipas saj, Akili ka mjaftueshëm argumente për të diskutuar me Zojën rreth veprimeve të saj në shtëpi, pa pasur nevojë të prekë çështje nga e kaluara.
“Gjithmonë preken pikat e dobëta. Akili ka ofenduar dhe e ka prekur secilin aty ku i dhemb më së shumti. Nuk e di kujt t’i themi t’i ndalë këto gjëra. Jemi futur në lojë, luaj dhe përmendi ato që kanë bërë brenda. Ai ka shumë fakte për të bërë debate me Zojën për gjërat që kanë ndodhur në shtëpi, por po merret me ato jashtë”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, Behije Lushi ka vlerësuar mënyrën se si Zoja po i përballon provokimet e banorëve të tjerë, duke thënë se ajo po arrin t’i menaxhojë mirë situatat.
“Bravo i qoftë Zojës, sepse edhe pse po ngacmohet, po arrin t’i menaxhojë mirë situatat. Ka hyrë shumë e përgatitur dhe nuk po i lëndon shumë njerëzit. Përkundrazi, të tjerët po bien pre e provokimeve të saj”, ka deklaruar Lushaj.
Diskutimin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: