
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Trudë të Prishtinës gjatë së dielës, ku janë zhvilluar garat ilegale të shpejtësisë me vetura.
Në pamjet e publikuara në media, vetura shihet se humb kontrollin si shkak i shpejtësisë së madhe dhe rrokulliset gjatë garimit.
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një version zyrtar lidhur me rastin.
Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi