Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar – njëri dërgohet në QKUK

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar – njëri dërgohet në QKUK

Written by

in

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar – njëri dërgohet në QKUK

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident është përfshirë një veturë.

Sipas tij, të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali