Aksident në Novosellë të Pejës, katër persona të lënduar

Aksident në Novosellë të Pejës, katër persona të lënduar

Written by

in

Aksident në Novosellë të Pejës, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete civile.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Novosellë të Pejës, katër persona të lënduar appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali