
Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Zall Maricë” të Njësisë Administrative Zall Bastar të Tiranës.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi 42-vjeçar Bledian Osmani i njërit prej automjeteve, si dhe shtetasja Maltina Ferati rreth 45 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tjetër, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë të plagosur pasagjerë në të dyja automjetet janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se automjetet kanë humbur drejtimin si pasojë edhe të lagështirës në rrugë.