
Një aksion policor është zhvilluar sonte në Fushë-Kosovë, ku forca të shumta të Njësive Speciale të Policisë, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore janë parë në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) dhe pranë kompleksit të njohur si “Banesat e Bardha”.
Gjatë operacionit, Njësia Speciale ka arrestuar një person të dyshuar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione lidhur me aksionin dhe arsyet që çuan në ndërhyrje, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Aksioni në Fushë-Kosovë, prangoset një person appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali