Aktgjykimi për veprat kundër administrimit të drejtësisë shpallet më 17 nëntor

Aktgjykimi për veprat kundër administrimit të drejtësisë shpallet më 17 nëntor

Written by

in

Gjykata Speciale në Hagë njofton se ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi për caktimin e datës është marrë më 12 tetor nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të mbahet të martën, më 17 nëntor, duke filluar nga ora 10:00.

 

Burimi: RTKLive