Aktorit të njohur i vdes vëllai, Agan Asllani ndau lajmin e kobshëm përmes një postimi prekës

Aktorit të njohur i vdes vëllai, Agan Asllani ndau lajmin e kobshëm përmes një postimi prekës

Written by

in

Aktori i njohur kosovar, Agan Asllani, ka ndarë një lajm të kobshëm me ndjekësit e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se vëllai i tij, Berat Asllani, është ndarë nga jeta.

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

Aktori gjithashtu ka bërë të ditur se detajet rreth ceremonisë së varrimit do të njoftohen me kohë, në mënyrë që familjarët, miqtë dhe të afërmit të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit.

“Për varrim ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.

Pas lajmit të trishtë, të shumtë kanë qenë ata që i kanë shprehur ngushëllimet aktorit dhe familjes së tij për këtë humbje të madhe.

Ndërkaq, siç është raportuar në media, vëllai i aktorit dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte aksidentuar me motoçikletë. Megjithatë, detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.