
Aktorja amerikane Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider, duket se po bëhen gati për të zgjeruar familjen e tyre.
Ylli 52-vjeçar, fituese e çmimit “Oscar”, e ka ndarë lajmin përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Në video, aktorja shfaqet duke kërcyer në errësirë së bashku me familjen e saj, ndërsa në trupat e tyre kanë vendosur shkopinj ndriçues. Njëri prej trupave paraqitet dukshëm me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, duke lënë të kuptohet se familja po pret një tjetër fëmijë.
“Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë projekti do të bëj më pas, ky do të publikohet në dhjetor”, shkroi Hilary në mbishkrimin e videos në llogarinë e saj në Instagram.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Aktorja amerikane shtatzënë në moshën 52-vjeçare, lajmin e zbulon me video appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali