Alarm për bomba në Itali, evakuohen të paktën 300 shkolla pas kërcënimeve me email

Alarm për bomba në Itali, evakuohen të paktën 300 shkolla pas kërcënimeve me email

Written by

in

Alarm për bomba në Itali, evakuohen të paktën 300 shkolla pas kërcënimeve me email

Të paktën 300 shkolla në Itali janë evakuuar të mërkurën, pasi kanë pranuar të njëjtin mesazh për kërcënim me bombë, ka bërë të ditur ministri italian i Arsimit.

Alarmi i sigurisë vjen në një kohë kur në Europë po rriten shqetësimet për të ashtuquajturat kërcënime të luftës hibride, të cilat kanë vënë në shënjestër supermarketet, qendrat e grumbullimit tw gjakut, trafikun ajror dhe transmetuesit televizivë.

Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, i tha televizionit La7 se nga kërcënimet me bombë janë prekur 300 shkolla, duke shtuar se ky numër mund të rritet.

“Pas një kërcënimi me bombë në shkallë kombëtare, dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë nxënësit janë dërguar në një zonë të sigurt dhe ndodhen nën mbikëqyrjen e personelit arsimor”, thuhej në njoftimin që një shkollë në Romë u kishte dërguar prindërve.

Emaili ishte nënshkruar me emrin “Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajatit të Misogjinizmit”, sipas një burimi qeveritar që ka njohuri për rastin.

Policia italiane është duke hetuar rastin, ka deklaruar një zëdhënës i policisë së Romës.

Burimi: Insajderi