Alarm për bombë në një shkollë në Leposaviq, policia nuk gjen asgjë të dyshimtë

Alarm për bombë në një shkollë në Leposaviq, policia nuk gjen asgjë të dyshimtë

Written by

in

Sipas raportit policor, një mësimdhënës ka njoftuar policinë më 28 tetor, rreth orës 07:17, për mesazhin e pranuar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar personelin dhe nxënësit. Pas kontrollit nga njësitë për deminim dhe Njësia K9, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rast për “Lajmërim të rremë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Burimi: RTKLive