Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që neglizhuan alarmin e Arlinda Zekajt

Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që neglizhuan alarmin e Arlinda Zekajt

Written by

in

Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që neglizhuan alarmin e Arlinda Zekajt

Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar rastin jo vetëm si femicid, por edhe si dështim të shtetit dhe të hierarkisë institucionale, duke përmendur institucionet e sundimit të ligjit, Policinë dhe qendrat për punë sociale.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se të gjithë ata që, përmes mosveprimit, kanë kontribuar në këtë situatë duhet të mbajnë përgjegjësi.