Modelja braziliane, Alessandra Ambrosio, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen në festën pas sfilatës së Victoria’s Secret, ku u shfaq me një fustan të shkurtër, të ngushtë dhe të kuq prej lateksi, që theksonte linjat e saj trupore.
45-vjeçarja ndau disa fotografi nga festa në Instagram, duke e kompletuar veshjen me sandale të kuqe me taka të larta, vathë me detaje shkëlqyese dhe një varëse të hollë.
Ajo i mbajti flokët e lëshuar, të stiluar me onde të lehta, ndërsa grimi ishte në nuanca natyrale.
Foto: Screenshot/Instagram
Përveç fotografive nga paraqitja e saj elegante, modelja publikoi edhe një imazh duke ngrënë picë, si dhe fotografi në shoqërinë e kolegeve që morën pjesë në festë.
Para mbrëmjes festive, Ambrosio kishte parakaluar në sfilatën e Victoria’s Secret, të mbajtur më 18 tetor në Kaliforni.
Këtë vit, shënoi paraqitjen e saj të 20-të në pasarelën e markës së njohur të të brendshmeve.
Gjatë sfilatës, modelja u shfaq me dy veshje të ndryshme.
Në paraqitjen e parë, veshi një kombinim prej sateni rozë dhe të bardhë, me një bluzë të shkurtër të zbukuruar dhe një fund voluminoz.
Në daljen e dytë, u shfaq me të brendshme të bardha me detaje shkëlqyese dhe krahë të mëdhenj argjendi. /Telegrafi/