Në një postim në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka bërë të ditur se ushtrimi u zhvillua në mbarë Kosovën, me mbështetjen dhe kontributin e Ambasadës Amerikane dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP).
Sipas ambasadës, stërvitja ndihmoi në forcimin e aftësive të operacioneve speciale, rritjen e ndërveprimit dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur institucionet e sigurisë së Kosovës dhe për të ndërtuar partneritete më të forta me aleatët tanë”, thuhet në njoftim.
Burimi: RTKLive
