Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton për ndërprerjen e shërbimeve konsullore gjatë festave

Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton për ndërprerjen e shërbimeve konsullore gjatë festave

Written by

in

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka bërë të ditur se shërbimet e rregullta konsullore do të ndërpriten përkohësisht gjatë fundit të dhjetorit, për shkak të procedurave për përmbylljen e vitit fiskal 2026.

Sipas Ambasadës, shërbimet konsullore do të ofrohen deri më 23 dhjetor, ndërsa nga 24 deri më 31 dhjetor 2026 qytetarët nuk do të mund të marrin shërbime të rregullta konsullore.

Për këtë arsye, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Austri dhe që kanë nevojë për këto shërbime, t’i kryejnë ato para këtij afati.

Ndërkohë, për shkak të festave dhe ditëve të pushimit, Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur edhe më 25 dhjetor 2026, si dhe më 4, 6 dhe 7 janar 2027.

Megjithatë, qytetarët që kanë nevojë për asistencë konsullore në raste emergjente mund të kontaktojnë Ambasadën në numrin e telefonit./Telegrafi/

Postimi i plotë: