Ambasada Gjermane në Kosovë shënon 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Ambasada Gjermane në Kosovë shënon 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Written by

in

Më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh ndarje, u hap Muri i Berlinit, duke shënuar fundin e një epoke të ndarjes mes Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor.

Kjo ngjarje historike i hapi rrugën ribashkimit të Gjermanisë, i cili u realizua më 3 tetor 1990, dhe u shndërrua në simbol të lirisë, demokracisë, shpresës dhe tejkalimit të ndasive politike e shoqërore.

Përmes një mesazhi përkujtimor, Ambasada Gjermane në Kosovë rikujtoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke theksuar se, edhe 37 vjet më vonë, rënia e Murit të Berlinit mbetet një dëshmi se shoqëritë mund t’i tejkalojnë ndarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen.

Ky përvjetor shërben gjithashtu si një kujtesë për rëndësinë e dialogut, ruajtjen e lirisë dhe forcimin e lidhjeve mes njerëzve, si vlera thelbësore për paqen dhe bashkëjetesën.

Burimi: RTKLive