
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri, me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka shprehur respektin e Mbretërisë së Bashkuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e partneritetit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, duke riafirmuar përkushtimin e vendit të tij për bashkëpunim në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
Pjesëmarrja e ambasadorit në këto aktivitete vjen si një tjetër shenjë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali