Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, po zhvillon një takim me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës.
Takimi po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në fokus janë çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në këto fusha.
Burimi: RTKLive
