Andreeva triumfon në Indian Wells

Andreeva triumfon në Indian Wells

Written by

in

Për Andreevën, kjo ishte fitorja e dytë brenda një jave ndaj Svitolinës, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në këtë turne.

Tenistja ruse zhvilloi një garë mbresëlënëse, duke e nisur rrugëtimin me fitore pikërisht ndaj ukrainases. Gjatë vazhdimit të turneut, ajo eliminoi edhe Aryna Sabalenkën, të cilës i lejoi vetëm katër gejme, Diana Shnaiderin me tri gejme, si dhe Jessica Pegulën në gjysmëfinale, ku i lejoi shtatë gejme.

Me këtë sukses, Andreeva bëhet tenistja e tretë në histori që e fiton këtë turne në paraqitjen e saj debutuese pa humbur asnjë set.

Para saj, këtë arritje e kishin realizuar Chris Evert në vitin 1972 dhe Serena Williams në vitin 2001.

Në moshën 19-vjeçare, Andreeva vazhdon të dëshmojë se është një prej emrave më premtues të tenisit botëror.

Burimi: RTKLive