Angelina Jolie zhvendoset në Connecticut, lë pas rezidencën 25 milionë dollarëshe në Los Angeles

Angelina Jolie zhvendoset në Connecticut, lë pas rezidencën 25 milionë dollarëshe në Los Angeles

Written by

in

Angelina Jolie raportohet se ka blerë një pronë të re në Connecticut, duke u përgatitur të largohet nga Los Angeles pas shitjes së rezidencës së saj historike në shtator.

Lajmi është bërë i ditur nga Page Six Hollywood, ndërsa zona ku ndodhet shtëpia e re ende nuk është zbuluar.

Aktorja 51-vjeçare kishte treguar më herët se qëndrimi në Los Angeles lidhej me procedurat e divorcit nga Brad Pitt, shkruan DailyMail.


Ajo kishte planifikuar të largohej pasi fëmijët e saj më të vegjël, binjakët Knox dhe Vivienne, të mbushnin 18 vjeç në korrik.

Në shtator, Jolie shiti rezidencën në lagjen Los Feliz për 22.3 milionë euro. Ajo e kishte blerë pronën në vitin 2017 për rreth 22.1 milionë euro, pas ndarjes nga Pitt. Fillimisht, shtëpia ishte nxjerrë në shitje për gati 27 milionë euro.

Shtëpia historike, e ndërtuar në vitin 1913 dhe dikur në pronësi të regjisorit Cecil B. DeMille, ka një sipërfaqe prej rreth 1.022 metrash katrorë, gjashtë dhoma gjumi dhe 10 banja.

Prona shtrihet në dy akra tokë dhe përfshin pishinë, bibliotekë, bodrum vere, studio fitnesi dhe një shtëpi çaji.

Jolie zotëron gjithashtu një pronë në Manhattan, të cilën më herët e ka përshkruar si një vend që shërben për të gjithë gjashtë fëmijët e saj kur ndodhen në qytet.

Përfaqësuesi i aktores nuk kishte dhënë ende një koment lidhur me raportimet për blerjen e re. /Telegrafi/