Anglia po e “shpartallon” Spanjën, ia shënon edhe golin e tretë

Anglia po e “shpartallon” Spanjën, ia shënon edhe golin e tretë

Written by

in

Anglia po e “shpartallon” Spanjën, ia shënon edhe golin e tretë

Kombëtarja e Anglisë po fiton thellë kundër asaj të Spanjës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Përbrenda katër minutash, Anglia në pjesën e dytë ia realizoi edhe dy gola të tjerë Spanjës, duke thelluar rezultatin në 0-3 në Metropolitano Stadium të Madridit.

Golat u shënuan nga Ezri Konsa me kokë dhe Ben White nga një top i servuar ndaj tij nga Jude Bellingham.

Golin e parë e shënoi Harry Kane nga pika e bardhë në pjesën e parë.

Të dyja kombëtaret e kanë siguruar tashmë kualifikimin në çerekfinale, por kjo përballje është vendimtare për përcaktimin e vendit të parë në grup. Spanja kishte fituar 3:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Wembley”. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi