
Anija historike amerikane “SS United States”, e njohur dikur si njëra ndër anijet më të shpejta të pasagjerëve në botë, është fundosur qëllimisht në ujërat e Gjirit të Meksikës, pranë Floridës.
Por, ky nuk është fundi i zakonshëm i një anijeje të vjetër.
Ajo do të shndërrohet në shkëmbin artificial më të madh në botë.
Sipas Reuters, fundosja u realizua të mërkurën, më 11 nëntor, pas një procesi të gjatë përgatitor.
Ekuipazhet kishin larguar karburantin dhe materialet e tjera që mund të përbënin rrezik për mjedisin dhe zhytësit.
Në trupin e anijes ishin hapur gjithashtu vrima dhe kalime të posaçme, në mënyrë që uji dhe jeta detare të mund të depërtojnë në pjesët e saj të brendshme.
Anija, me gjatësi prej afro 300 metrash, pritet të qëndrojë në fund të detit, në një thellësi prej rreth 55 metrash, pranë Destinit në Florida.
“SS United States” u lëshua në det në vitin 1951 dhe u bë e famshme për shpejtësinë e saj në udhëtimet transatlantike.
Ajo u tërhoq nga shërbimi në vitin 1969, ndërsa për dekada qëndroi e ankoruar në Filadelfia.
Projekti për shndërrimin e saj në shkëmb artificial kap vlerën e rreth 13 milionë dollarëve.
Kështu, anija që dikur transportonte pasagjerë përtej Atlantikut, tashmë do të shërbejë si një strehë e re për jetën nënujore./Klankosova.tv