Anita Haradinaj i reagon deputetes së VV-së: Tërhiqu nga deklarata dhe kërko falje ose do t’i ndjek rrugët ligjore

Anita Haradinaj i reagon deputetes së VV-së: Tërhiqu nga deklarata dhe kërko falje ose do t’i ndjek rrugët ligjore

Written by

in

Anita Haradinaj i reagon deputetes së VV-së: Tërhiqu nga deklarata dhe kërko falje ose do t’i ndjek rrugët ligjore

Anita Muçaj-Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas një deklarate të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza.

Në një komunikim publik, Fejza ka thënë se “është përfolur se Ramush Haradinaj ushtron dhunë ndaj gruas së tij”.

Muçaj-Haradinaj ka reaguar nëpërmjet një postimi duke thënë se këto deklarata i konsideron serioze dhe ato duhet të trajtohen me përgjegjësi.

“Deklaratat e bëra nga deputetja Arjeta Fejza të cilave iu referohem në këtë reagim, i konsideroj serioze dhe kërkoj që ato të trajtohen me përgjegjësi! Askush, pavarësisht pozitës politike që mban, nuk duhet ta konsideroj veten mbi standardet e përgjegjesisë publike… Të kërkoj publikisht zonja “Deputete”që ta  tërheqësh deklaratën, të distancohesh dhe të kërkosh falje publike për shpifjen dhe akuzat e pabaza sepse ato rezultojnë të pavërteta dhe cenojnë të drejtat tona! Në mungesë të një reagimi të përshtatshëm dhe të një kërkim falje publike dhe mos distancimit tuaj nga ajo cfarë ke deklaruar publikisht në një Television kombetar. Unë obligohem dhe do t’ua besoj organeve kompetente vlerësimin e kësaj cështjeje pra do të ndjek rrugët ligjore që më takojnë!” – theksoi ajo.

Reagimi i tërësishëm: