Anjeza Gubetini ka bërë një tjetër deklaratë ironike lidhur me raportin jashtë shtëpisë, duke iu referuar partnerit të saj, i cili raportohet të jetë polic.
Teksa shfaqej në kuzhinë dhe po ecte së bashku me Sharrin, ajo u shpreh: “A ekziston apo nuk ekziston, kjo është çështja”, duke lënë të kuptohet se po ironizonte diskutimet rreth lidhjes së saj jashtë.
Por, momenti që tërhoqi vëmendje ishte kur Anjeza përdori termin “b*tch”, teksa kaloi pranë Shqiponjës, e cila së fundmi i ishte drejtuar me këtë fjalë.
Foto: Screenshot/Instagram
Ndërkohë, Anjeza ka bërë të ditur se nuk i ka kërkuar falje për këtë, duke theksuar se me këtë çështje do të merret gjatë Prime-it të radhës.
Deklarata e saj vjen pas përplasjes me Shqiponjën, ndonëse mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes dy banoreve në spektaklin e radhës.
Mbetet për t’u parë në vijim dhe nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga produksioni për Shqiponjën.
Këto ditë shtëpia ka qenë e mbushur me deklarata, përplasje e ofendime. /Telegrafi/