
Një përplasje e ashpër mes Anjezës dhe Fatlumit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” ka përfunduar me lot për banoren.
Menjëherë pas debatit, Anjeza nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, duke u shprehur se nuk mund ta përballojë më situatën.
Në ato momente, pranë saj qëndruan Sharri dhe Edita, të cilët u përpoqën ta qetësonin dhe ta këshillonin që të mos reagonte aq ashpër ndaj provokimeve të Fatlumit.
Gjatë bisedës, Anjeza tha se po i dhimbsej personi që e pret jashtë shtëpisë, ndërsa Edita i sugjeroi të ndryshonte mënyrën se si po përballej me situatat brenda lojës.
“Ndërroje lojën, Anjezë! Thuaja që nuk ke dikë jashtë. Nuk e kisha menduar që Fatlumi do të të sillte në këtë gjendje. Ai është në nominim dhe dëshiron të shpëtojë. Ndërroja lojën”, i tha Edita.
E gjithë përplasja kishte nisur pasi Fatlumi i ishte drejtuar Anjezës me një deklaratë personale, duke i thënë se po të ishte në vendin e partnerit të saj, do ta linte.
Kjo deklaratë nxiti reagimin e menjëhershëm të Anjezës, e cila nuk i kurseu fjalët e ashpra ndaj banorit.
“Je pis mashkull! Le të më lërë burri, ku po ju dhemb juve? Ku e ke problemin? Çfarë jeni ju? Le të më lërë! Je pis mashkull! Ti e kishe mbytur femrën. Një njeri si ti e tradhton gruan 20 herë në ditë. Je duke gënjyer dhe duke më lënduar. Je i pafytyrë! Nuk kam thënë që nuk jam më rehat single”, ishte reagimi i saj.
Pas gjithë kësaj përplasjeje, Anjeza u pa e prekur emocionalisht, ndërsa lotët e saj u bënë pjesë e një tjetër momenti të tensionuar në shtëpinë e BBVK 5.
Burimi: Insajderi