
Në Spanjë po mbahen garat e 8-ta Evropiane të Policisë dhe Zjarrfikësve, ku Kosova po përfaqësohet denjësisht nga kampioni Anton Cena, i cili synim ka fitoren e medaljeve në gjashtë disiplina.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Cena tha se synim ka ngritjen e flamurit të Kosovës në podiumin e fituesve, transmeton Klankosova.tv.
“Ka qenë shumë sfiduese, megjithatë rezultatet me sa vijojnë janë deri tani janë katër medalje të arta dhe një e argjend. Sot e presim sfidën e radhës në 4 kilometra not në detin e hapur, ku shpresoj që edhe kësaj radhe do të ia dal si para dy vitesh”, u shpreh ai në Klan Kosova.