
Banorja e BBVK5, Antoneta ka reaguar pas fjalëve fyese që Akili përdori ndaj saj, duke thënë se një gjuhë e tillë nuk duhet të pranohet apo të legjitimohet.
Ajo theksoi se fakti që mund të komunikojë me Akilin në momente të caktuara nuk do të thotë se ia ka falur fjalët e përdorura ndaj saj.
“Në një moment të caktuar mund të shkëmbesh me dikë, por nuk dua që publiku ta shohë sikur po e legjitimojmë këtë gjë. Unë jam shumë kundër dhe jam përpjekur të reagoj çdo herë që ka ndodhur diçka, duke u përgjigjur në mënyrën time”.
“Nuk dua të keqkuptohet fakti se, nëse na shihni duke folur, kjo nuk do të thotë se ia kam falur”, u shpreh Antoneta.
Për më shumë: