Anulimi i takimit nga ministri Vitia, reagon Racaj: Mos na detyroni të dalim në rrugë

Anulimi i takimit nga ministri Vitia, reagon Racaj: Mos na detyroni të dalim në rrugë

Written by

in

Anulimi i takimit nga ministri Vitia, reagon Racaj: Mos na detyroni të dalim në rrugë

Pas anulimit të takimit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë reaguar përfaqësuesit e mjekëve të rinj.

Ky takim ishte caktuar për nesër, por një ditë më parë, ata kanë pranuar një email që megjithatë një i tillë nuk do të mbahet.

Nga kjo përgjigje e dikasterit me të cilin udhëheq Vitia të zhgënjyer dhe të indijuar janë shprehur përfaqësuesit e mjekëve të rinj.

Besfort Racaj, në një postim në Facebook, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk po gjen kohë për ta dëgjuar zërin e tyre.

“Ne përfaqësojmë profesionistë shëndetësorë, të cilët nesër pritet t’i shërbejnë këtij populli, por që sot nuk po gjejmë as hapësirën dhe as vëmendjen e institucioneve që duhet të na përfaqësojnë. Deri kur do të injorohemi? Deri kur do të presim? Deri kur do të na kërkohet durim, ndërkohë që problemet tona vetëm sa thellohen? KJO ËSHTË E PAPRANUESHME!”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se do të japin edhe një mundësi të fundit, ku do të presin deri të hënën që të mbahet takimi i caktuar, në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta.

“Nuk do të tërhiqemi, nuk do të heshtim dhe nuk do të lejojmë që kërkesat tona legjitime të trajtohen si të parëndësishme. Kjo iniciativë nuk është çështje interesi personal dhe as përpjekje për privilegje. Është një betejë për dinjitetin, për të ardhmen tonë dhe për të ardhmen e shëndetësisë në Kosovë. Ne nuk po kërkojmë më shumë sesa mundësinë për t’i shërbyer popullit tonë! Nuk kemi sakrifikuar rininë për të mbetur të papunë, të papërkrahur dhe pa perspektivë. Kemi zgjedhur këtë profesion për të shëruar, për të shpëtuar jetë dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve tanë, të cilët presin me muaj e vite të tëra për të marrë shërbime mjekësore. Por, për ta bërë këtë, na duhet një shtet që na krijon mundësi, na dëgjon dhe na trajton me dinjitet.”, ka thënë ai.