
Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy veteranëve, Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit.
Kjo gjykatë ka konfirmuar për Klankosova.tv se e ka pranuar ankesën lidhur me këtë rast dhe se aktualisht është duke e shqyrtuar atë
“Gjykata e Apelit ka pranuar lëndën me ankesë. Të njëjtën e ka në shqyrtim. Pra, kjo gjykatë ende nuk ka vendosur, siç ka pasur pretendime në disa gazeta online”, ka bërë të ditur zëdhënësja Laureta Ulaj.
Ajo ka shtuar se Apeli do të vendosë brenda afateve të përcaktuara ligjore në lidhje me ankesën.
Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi. Ata dyshohen për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.